1 Qershori

—————

Ditë e shenjtë plotë gjallëri

Fytyra të qeshura, ëmbëlsi

Anekënd fluturojnë zërat e mi

Duam dashuri dhe botën pa mērzi.

Mes zërave çel dhe trëndafili

Lulëzon fusha edhe zgjohet pyelli .

Gëzimi hareja kudo mbretëron

Ku ka fëmijë jeta gjallëron.

Fëmija është fanar drite

Është jetë, bekim yll në qiell

E lumja familja që ka zëra fëmijësh

Gjithmonë gëzim e dritë gëzon shtëpia.

01.06.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *