E diela poetike me poeten ;Adelina Pali

0

FLETË TË BARDHA

—————————

Shfletoj e shfletoj ditarin tim,

ku mes fjalëve është emri yt.

Një ngërç më mbërthen këtu tek rri

Sa larg më ike..! S’ti shoh dot sytë.

Mes natës kujtoj dashurinë tonë

Ah, s’e di se plagose një zemër?

Le pas hijen dhe veç një jehonë

Harrove…se kjo ndjenjë ka veç një emër.

Tani fletët ngelën të virgjëra, të bardha

Ç’dreqin kam që nuk shkruaj dot më?

Pëllëmbët ngre lart si dy pulëbardha

Dua të shpërthej mes mallit me zë.

Dhe mbyll ditarin…s’shkruaj asnjë fjalë

Mbyll dhe sytë kërkoj pak qetësi,

por ende më mundon një mall

Qetësia e shpirtit tim ishe ti.

Ah, e di, tashmë fjalët i harrova,

Fletët e bardha po i mbulon vesa

Nuk di çfarë thash, nuk di çfarë shkrova

Historinë tashmë e mbuloi harresa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *