E Mërkura poetike me poetin; Ibrahim BERISHA

PORTRETI BOSHËSI E PAMJEVE

————————————————-

Besoj, arrin zëri. Nuk jam i paforcë, forma e

E kokës duket mjegull e kthjellët. Fytyra disa hapa

Më poshtë, e qeshur. Për të fundit herë

Portreti mbyllet me qepallat e ftohta

Më i bukur, fiket drita

Pastaj përziejnë, pikë e mbështetur në pëlhurë të thatë

Hapur si natyrë e vdekur.

Po mund ta kufizoj së afërmi,

Hapat e fytyrës, në duar po të mundja

Të mos rrëshqas nëpër qepallat e ftohta

S’mbetet asgjë, syri i ngrohtë model

I kripës së shkrirë në shuplakë, fiket drita

Ku është rrugëdalja, zëri i shuar, nuk i shihet fytyra

Buzët e lidhura me rrezet e hënës çerek

Qepallat e ftohta

Realiteti i kafshruar me ajër të mundimshëm

Së fundi edhe natyrë e vdekur politike.

/www.QendraPress.com/