39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1842 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 7 persona, 5 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.