Fryma poetike e ditës atdhetare me poetin:-Qazim THAÇI

Ata po vijnë me zjarrin e diellit

/Çlirimtarëve …/
————————————

Kur orët e kthimit bëhen shekuj.

Duke pritur simbiozën e lirisë.

Rikujton; Pashtrikun,Gjallicën, Koretnikun.

Rikujton portën e lirisë.

Amaneti i madh i At-dheut.

Bëhet diell mbi lulëkuqe

Ëndrrat bëhen zjarr lirie

Emrat e Dëshmorëve, bëhen abc-e

Në  abetaren e vendlindjes

Orët e pritjes kanë mallin

E atyre që nuk janë në jetë

Për ata që me gjakune tyre

Krijuan kopshtin e bukur të Kosovës

Ku qelin lulëkuqet me aromë lirie.

Ata po vijnë me zjarrin e diellit

Me dritën e agimeve

Me porosinë dhe amanetin

E lirisë të gravuar në shpirt.

/QendraPress/