Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arta ZAJMI

Ti me je poezi

————————–

Ne faqe te librave
Me shfaqesh ti,
Ti me je poezi!
Aty nder vargje,shoh çdoherë..
Portretin tënd ,fytyrëqeshur.
Fuqishëm ndjenja,zë radhën
Për ta dremitur te shkuarën…
Nuk është ëndërr,ate qe e ndiej o njeri..
Por thelb i bukur i vargut,ne poezi.
E ëmbël behet jeta ne drithërimën e saj…
Kuptim i jep vargut TI dhe vetëm TI!
Arome e bukur lulesh ndihet ne çdo cep,
Ne portën e stinës ,gjallëron pranvere e re..
Ti me je lulja me e bukur e kopshtit tim.
Ti me je varg i gjalle i.poezise…
Te ndiej ne zërin tend gazmor….
Ne puthjet mikloshe,te rralla perhere..
Je bukuri e stinës,je pranvere
E imja dashuri!
Ne çdo varg ,te tretur…
Je dashuri,imja poezi!

/www.qendrapress.com