Fryma poetike e së dielës me poeten;- Asja MULGECI

MI KTHE TETANA

————————-

Mi kthe fluturat

që m’zgjojshin natën

tue vallzue rreth meje,

sa herë ti m’i ngulshe sytë shigjetë,

fluturat e shkueme krahëreje

Mi kthe prekjet e buta

që kalleshin lkurs

si lulkuqet fushave t’grunjta.

Mi kthe zgjimet

që dritën ua ngjitsha n’ftyrë

pa zbardhun mirë

Netët e pagjumta ku

thursha vargje për ty,

tue m’kqyrë tanë bota me zili,

pëshprimash,m’shiblojshin tëmen dashni

Mi kthe dallditë

që m’shkërmoqshin trupin,

stinëvjeshtën tëme

si vashë lozonjare,çmenduni zemre

Mi kthe tetana puthjet

mshelun n’sy

kthema lulen e pranverës

që nguta me çelë

në ’t’dimnit acar n’ty

Ma kthe diellin skulpturë

n’sy,

vedin që humba, tue t’djekë ty!

/QendraPress/