Fryma poetike e së dielës me poeten;-Servete ELEZI

Në një tavolinë zjarri ulem çdo natë
Me pika malli mbushur gotat kam
Pi helmin që ju, pa kursim ma dhatë
Sy më sy , unë dhe shpirti bashkë!
Zbrazë gotat , lotësh i mbush prapë
Ti kem, ushqim për natën tjetër
Ndryshe nuk munda , mbeta përherë ngratë
Kësaj bote të ligë, kësaj shtrige të vjetër!
/QendraPress/