Fryma poetike e së dielës me poetin;-Jahja LLUKA

Kalimthi
——————-
Un’ jam një ndër miliarda njerëz,
që vijnë kalimthi në k’të botë.
Tek mundohem ta gjejë fillin e të pazgjidhshmës;
koha më rrëshqet para syve,
nata më bëhet një orë,
ndërsa agimi më gjenë pranë dritares,
sikur një fantazmë.
Un’ mundohem ta kuptojë të pakuptueshmen,
tek eci rrugëve me xhëmba,
në destinacionin që kurrë se arrijë.
Un’ nuk e di!
Jam: shpirt,frymë apo thjeshtë energji.
Ndjejë sikur shkrihem në kohë,
tek mundohem të vjedhë,
tinëzisht diçka nga ajo.
Por koha pamëshirë më vjedhë mua.
Qesh,këndojë, qajë,dashurojë,vuajë,
lartësohem,humbas, fitojë,
Ëndërrojë, çmendem,
bërtas,sikur miliarda të tjerë si un’
/QendraPress/