Fryma poetike e së dielës me poetin;-Namik SELMANI

Pikëllima e Pikëllimës
Në kujtim të fisnikut Izet Duraku
———————————————-
Malin
e Pikëllimës do ta kthej në një përrua me lot të gurtë.
Në kohën pa kohë e dashkam sërish një piskamë poeti
Atë
Shpirt qelibar dua ta zgjoj te Pashtriku e në odën e urtë
Ku të na shfaqet si zambak a trëndafil në valë deti
Po shoh
Me sy lotuar gurët e kullave të Kukësit e të Kosovës.
Në prehër Gjallice do ta ngrej urën ku kalëron kujtesa
Mos
Mos më thoni, bre, se nuk do ta kemi sërish mes sofrës!
E heshtja do të na godasë si guri I thiktë në breza
Dua
ta zgjoj atë hap fisnik, si të shihja një magje me miell
Do ta bëj buzëqeshjen e tij flamur për fjalën e ngrohtë
Ishim krenarë që ia lexuam në tryezë fjalën rrezedielltë
Sot jemi të shituar nga lajmi mortor që na dha ky tetor
Ligjvënës
jete nuk është gjerbimi i menduar i një kafeje.
Është kujtesa që ngrihet vrik si kala me dhjetra bedena.
O ikje poetësh, bëhu balsam që ngrihesh si majë dallge.
Për fjalën e tyre ligjërohet në gurrat fjalëfreskëta.
Boston, 24 tetor 2026
/QendraPress/