Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ

Portret me vjeshtën e kthimeve të mia

————————————————–

Aroma e stinës ka zbritur fushave

mbi pelerinën e barit të verdhë

ajo pikturon imazhet e zbehta

vesa e njomë që ka zbritur si një imazh zbukurimi

në pemën cullak aty – këtu ndonjë mollë e egër

që mbeti pritjes e s’u bë lëng uthulle

tek hardhia ndonjë kokërr rrushi për zogjtë e vonuar të stinë

e nëna, eh nëna, ende hynë e del tek porta e shtëpisë

tek fshinë sytë nga tymi, tek pjek misërniken në çerep

dhe pak gjalpë e reçel nga ftoni i oborrit

dhe plot dashuri e mall për birin larg

dhe plot rrush e mollë të shtruara tek oda e kashtës

eh, sa shumë dashuri rrjedh lum nga shpirti i saj

dhe sa lot malli për nipat e mbesat larg

mbi ballin e saj motet kanë gërryer pamëshirshëm

po thyer s’e kanë shpirtin e saj plot vrull

dashurinë për jetën dhe punën që s’e ndalë

medet ç’imazh e dhembje më mbolli kjo vjeshtë e vonë – në shpirt

/www.QendraPress.com/