Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Gjelina Maçi KECI

POEZIA DHE POETI

———————————-

Gëzuar Ditën ndërkombëtare të poezisë̈ !

Poezia është hëna me yjet që ndrinë̈

Është dielli i dytë që qiellit shkëlqen

Është dashuria që në zemër rrëzëllinë

Si diamanti që mahnitë me bukuri të vet.

Është ai bistaku që e zgjon pranvera

Nisë që nga historia ku Eva dhe Adami.

Është ninullë nëne e gjumit nga hera

Një lumë me shkronja ku derdhet malli.

Poezia është dhe dhimbje, trishtim dhe lot

Është ndjenjë e pastër që rrjedh si krua.

Është mrekulli kur zbret rimën si yll në tokë.

Është shpati i malit ku ngjitesh e gëzuar.

Poezia është si mjalti i patretur në një kupë

Vjen nga kopshti me lulet me të bukura

Dëgjojeni nga afër poetin zemërbutë

Shihni si i vallëzon në vargje zemra si flutura.

Poezia rrjedh si curril burimi në çdo këngë

Është e pavdekshme kur në vite qarkullon

Ndjenjat njerëzore të shpirtit aty zënë vend

Është pëllumbi që dete dhe oqeane fluturon .

/QendraPress/