Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI 

NATË E ZYMTË

———————

Kur errësira errët

qiellin mbulonte,

si hije nëpër mjegull,

shpirti i heshtun, i vetëm fluturonte!

Nata e zymtë ushtonte

priste hënën natên ta rrotullonte,

e si hije e magjepsur,

dritën ta takonte.

Nga nata e zymtë

Tiktaku i orës , sikur s’kishte punuar,

trumcakët mbi pullazin e shtëpisë

këngën e kishin harruar!

Kur rrezja e diellit m’ra n’sy

mu çel n’shpirt si hendek,

nga nata e zymt ,pse trupi m’kishte vdekur

s’e dija as vetë..

/QendraPress/