Fryma poetike me poeten:-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Arkeologjia e shpirtit
Qyteti nën hi
( Fshehur sysh)
———————-
Nën hirin e kohës
Dhe rrëmo skutat e shpirtit,
mu si në një qytet
nga pluhuri i vullkanit mbuluar,
ku gjej, fshehur qetësisht,
shekujsh të ikur e të harruar.
Dhe aty, në kohë konservuar,
do të gjesh mijëra dëshmi
se dikur këtu jetohej,
këtu krijohej,
e trupi im ishte i ri.
Dhe në fund, nën gjithë atë hi,
një zemër ende rreh e mekur
si e vetmja dëshmi e mbetur
se qyteti ende s’ka vdekur
/QendraPress/