Fyma poetike e së mërkurës me poetin;-Myrtez ASLLANI

KOHA

—————————

Lindin breza të rinj

për ta ruajtur tokën

u kanë thënë të parët

të mos kursejnë kokën.

Koha ecën, shkon

ne rritemi ngadal,

mësojmë dhe punojmë

kurrë pa u ndalë.

Gjithmonë do të ecim

drejt caqeve të jetës

për ta mposhtur errësirën

për t’i dalë zot vetes.

Ditët më të bardha

do t’i përjetojmë,

kur t’hidhemi në valle

t’bashkuar t’vallëzojmë.

/QendraPress/