Gjindet në Prizren automjeti-kombi i vjedhur në Klinë si dhe bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq

                Me datë 18 Janar 2023, rreth orës 05:15, është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë  të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren. Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje. Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq. Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato, ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë, është raportuar i vjedhur  në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit  janë duke hetuar rastin. Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do t’i kthehet pronarit.