Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë në përgjithësi e qetë, por e paparashikueshme dhe paqëndrueshme

               Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angel Michele Ristuccia ka folur lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë derisa po merr pjesë në takimin e fundit të shefave të Mbrojtjes së NATO-s, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ristuccia ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s.Komandanti i KFOR-it tha se situata në Kosovës ë përgjithësi është e qetë, por është e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. “Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe nganjëherë çështje që ndërlidhen”, thuhet në postim në Twitter.Tutje ai theksoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e dhënë nga OKB për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.“Komandanti theksoi se KFOR-it vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme. Ai gjithashtu vazhdon të krijojë kushtet që Dialogu i lehtësuar nga BE të konsolidohet dhe të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të KFOR në Twitter.