Hapet një shkollë shqipe në Rozhajë, e vetmja e këtij lloji

Në Rozhajë sot është promovuar një shkollë shqipe, e vetmja e këtij lloji. Kështu ka njoftuar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan gazeta online Reporteri.net.Hapja e kësaj shkolle, ku mësimet do të zhvillohen në shqip, sipas Abazoviqit, promovon gjithëpërfshirjen. “Vazhdojmë të investojmë në arsim në të gjithë vendin – një shkollë e re është hapur në Rozhaje! Sot është hapur një shkollë e re fillore në Dacici të Rozhajës. Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar ai në Facebook.“Jemi në rrugën e drejtë”, shkruan tutje ai, teksa ka bashkangjitur edhe një flamur të BE-së duke sugjeruar se Mali i Zi po punon drejt anëtarësimit.Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ku ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.“Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të shkollohen në gjuhën shqipe në shkollën e sapo inauguruar nga miku im Dritani, më i miri ynë”, shkruan Rama. /Reporteri.net/.