“Hashimin ma mori Kosova”, babai i ish-presidentit flet në dy vjetorin e shkuarjes së Thaçit në Hagë  

Pragun e derës së shtëpisë ka kohë që nuk e ka kaluar. Por, në hyrje të shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi, janë simbolet ato që flasin.E brenda kësaj shtëpie, pa birin afër, qëndron babai i tij Haxhi Thaçi.Kur janë mbushur 2 vite prej se i biri i tij u arrestua dhe u dërgua në Hagë, babai i Hashim Thaçit rrëfen për T7 se sa e rëndë ishte kjo kohë për të. “Ma s’forti jom mërzit kur kom shku me pa. Jena mërzit se s’e kemi pa që dy vjet. Edhe po mërzitem, po po duhet me bo gajret se ka luftu, jo veç Hashimi, po me krejt shoktë”.Babai i ish-presidentit Thaçi që tash mbi supet mban plot 84 vjet, thotë se jo vetëm birit të tij, por të gjithë atyre qe u derguan në Hagë, po u bëhet e padrejtë.“Po më dhemb se na e kanë bo të padrejtë. Kështu po më dhemb, jo pse jemi hi në luftë, se s’kemi pas qare pa hi. S’kishe çka bon. As s’jem ra as s’jem qu pa na ra ndërmend për të.”Përkundër mallit e mërzisë për të birin, 84 vjeçari thotë se ish presidenti nuk është më vetëm djali i tij.“Hashimin ma ka marrë Kosova. Jo veç i jemi, po Kosova po e dojnë krejt”.Babai i shprehet i bindur se i biri i tij dhe bashkëluftëtarët e të birit, shumë shpejt do të dalin të pafajshëm e do të lirohen.