Hiqet ora policore në Kosovë
Të hënën hyjnë në fuqi masat e reja dhe qytetarët do të kenë liri të plotë të lëvizjes pa kufizime ndërsa lokalet e gastronomisë do të jenë të lirë të veprojnë deri në orën 23:00.Qeveria ka marrë vendim të premten për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga nesër.Nga e hëna hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe zgjatet deri në orën 23:00 orari i punës së kafeneve dhe restoranteve. Po ashtu, mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme kur një person është vetëm në mjedise të jashtme.Megjithatë, nga mesnata deri në orën 05:00, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, qoftë në mjedise të hapura, qoftë në mjedise të tjera, përveç në mjediset familjare.Krahas lehtësimit të masave ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të vaksinës për COVID-19.Deri tani Kosova nuk ka pasur asnjë vaksinë të blerë por ka filluar procesin e vaksinimit me dhurimet nga programi COVAX dhe Bashkimi Evropian.Gjatë pesë ditëve të fundit, në vend janë regjistruar 124 raste me koronavirus dhe tre viktima.Që nga marsi i vitit të kaluar Kosova ka regjistruar 107 mijë e 382 raste të të prekurve nga koronavirusi. Prej tyre 2 mijë e 243 veta kanë humbur jetën.