Hoti: Kosova ra në grackën e Serbisë, nuk i mori parasysh këshillat e aleatëve 

                             Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se kur aleatët nuk mbështesin Kosovën, nuk i bartin pasojat vetëm krerët e institucioneve, por të gjithë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Hoti në një postim në Facebook ndan shqetësimin e njëjtë me atë të Daniel Server, i cili tha se “Kryeministri i Kosovës e ka idenë se çfarë do dhe shpreson se ai do t’i përballojë pasojat”.Ish-kryeministri Hoti gjithashtu thotë se e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë te komuniteti serb në Kosovë, por që këtë herë siç thotë ai, Kosova nuk i mori parasysh këshillat e aleatëve ndërkombëtare, dhe ra në grackën e Serbisë.