Ishte ndër pushkët e para të agimit për liri të Kosovës u tha në përkujtimin e 34 Vjetorit të Dëshmorit Alush KRYEZIU

Gjatë ditës së djeshme u bënë bashkë familjarë, bashkëveprimtarë, ish eprorë të lartë të UÇK-së,deputet të Parlamentit Nënkryetari I komunës Bexhat Bytyçi,drejtor të ekzekutivit e kuvendarë të Prizrenit, qytetarë, dhe përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme, që ta rikujtojnë Dëshmorin e lirisëe Alush Krzeyiun .Pranë lapidarit të dëshmorit në lagjen ‘’Ortakoll’’ te vendi i rënies para 34 vitesh ku pushka e Dëshmorit Alush Kryeziu ishte paralajmërimi se liria e Kosovës do të vinte , kështu u tha nga disa bashkëluftëtarë dje në datën e përkujtimit .
Para të pranishmëve të shumtë Arianita Saramati, vajza e gjeneralit të luftës Ruzhdi Saramati, bashkëluftëtar i Dëshmorit e lexoi letrën e babait të sajë , ku me këtë rast ai kishte paraqitur guximin dhe trimërinë e pashoq në ato rrethana të Alush Kryeziut , Edhe në këtë përvjetor nuk munguan bashkëveprimtarët e dëshmorit, ;Sanije Rexha, Elez Durmishi, Alush Shala Idriz Qeriqi e shumë e shumë të tjerë të cilat në evokimet e tyre secili paraqiti nga nje sekuencë rikujtimi nga angazhimi dhe atdhetaria patriotike e Alush Kryeziut duke potencuar se thanë se Alush Kryeziut do të përkujtohet derisa të kete Kosovë . Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi, rikujtoi kohën e rënies heroike së dëshmorit, Alush Kryeziu. Kurse rapsodi Hamzë Llapçeva,promovoi këngën kushtuar dëshmorit Alush Shala. Në emër të familjes gjithë të pranishmit i falënderoi i biri i dëshmorit, Nezir Kryeziu.Rënia e Alush Kryeziut në këtë kohë ishte njëri nga sinjalët e para se liria e Kosovës nuk mund të vinte pa gjakun e dëshmorëve, Veprimtaria e Alush Kryeziut në atë kohë ishin ndër celulat e Fronitit çlirimtar më aktive në mbarë Kosovën e sunduar nga regjimi serbosllav. Mirëpo atdhedashura e Alush Kryeziut me shokë atëbotë ishte njëherit edhe vetë bazamenti I pararendës i UÇK-së në Kosovë dhe vetë lirisë së Kosovës./QendraPress/