Këta monstrumë nuk ju thonë se mendojnë serbisht e flasin shqip-Reagon;-Genc Prelvukaj.

Reagimi i plotë i Genc Prelvukajt:

“Në momentin që takoni njerëz që flasin në dobi të dënimit të krerëve të luftës, duke u kamufluar në emër të guximit për ta thënë të kundërtën nga besimi i masës, duke e promovuar veten kinse si gardianë të së vërtetës dhe mendimit modern, që dalin para pasqyrës e thonë: ‘Zot, më jep forcë të bëhem si Nenad Čanak’, ta keni të ditur se shumica prej tyre janë nga shtresa jugosllave dhe e spiunëve.

Këta kanë pasur jetë komode në kohën serbe. Këta, sipas edhe matjeve të Gallup 2016, janë nga shtresa prej 20% e shqiptarëve që ka deklaruar se prishja e Jugosllavisë nuk ka pasur efekt pozitiv në jetën e tyre. Këta janë ata që natën i falen Mehmet Locit e ditën vishen me petkun kozmopolit e urban. Këta janë ata, etërit e të cilëve Beogradin e kanë parë si qendër të botës. Këta që eksitohen kur ikin për skijim në Kopaonik, në Exit në Novi Sad e në koncertet e Cecës në Nish. Këta që i sheh te postimet e Bogoljub Karić-it duke komentuar: ‘Tako je brate, pozdrav iz Pristine’.

Këta që konsiderojnë se kanë hyrë në rrethin e intelektualëve ballkanikë kur marrin pjesë në disa panele amatorësh në Beograd. Këta nipër e mbesa të Ali Shukrisë, Demo Berishës, në kontekstin e mendimit politik. Këta bashkëmendimtarë të Hatidža Berishës, e cila nëpër mediat serbe flet hapur se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa dy vëllezër i ka pasur të veshur me uniformën e Serbisë.

Këta monstrumë nuk ju thonë se mendojnë serbisht e flasin shqip, nuk ju thonë këto që u thanë më sipër, nuk ju thonë që janë spiunë apo fëmijë spiunësh, sepse humbin kredite apo demaskohen para jush. Ata vetëm ju flasin kinse në emër të demokracisë, guximit dhe vlerave europiane.

Prandaj, ose je me këtë shtresë dhe nuk je shqiptar, ose je me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarizma të fle në shpirt.”