Kolonel Faton Alija raporton  aktivitetin një  vjeçar të policisë  Rajonale në  Prizren.

                        Nga  raporti  një vjeçar  i Policisë  rajonale  në Prizren , ku raportoi drejtori  i kësaj drejtorie  kolonel Faton Alija , njofton se  gjatë  vitit  që shkoi Policia  Rajonale ne Prizren ka pasur angazhime  të shumta . Gjate vitit 2023 Policia nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka pas punë, e  angazhime dhe rezultate të

mira, Janë realizuar planifikimet në harmoni me strategjitë qe punon “Policia ne Bashkësi dhe e  Udhëhequr nga Inteligjenca” .Ka pas sfida, mungesa e kamerave ne Prizren, asistimi ne Policinë Kufitare Vërmicë, asistimi në  pjesën veriore te Kosovës. Ai me këtë rast raportoi se

Numri i rasteve nga 5.614 ( 2021) 9 ka rënie  në 5.392- ( 2022 _ apo 4%, më pak.

Vrasje 92 dy raste, të dyja të zbuluara,

Lëndim i rëndë trupor – ulje – deri  në 24.2 % më pak.

Vjedhje – 17.5 % Vjedhje e rënda -23.3 %

Grabitjet nga  908 raste  kanë shënuar– ulje për -27.3 % .Dhuna në Familje 334, tani 340- +1.8 %, janë zyrtaret e caktuar

Janë aplikuar procedurat e duhura për këto raste, Armë pa leje janë konfiskuar 72 , pra një ngritje prej 93% më shumë

Zbulushemëria e rasteve në nivel rajoni gjatë viti 2023 ka qenë 84%, një rezultat I kënaqshëm ka theksuar kolonel  Faton Alija.

Me këtë rast janë ndarë  edhe   mirënjohje për policët më aktiv  gjatë vitit që shkoi e po kështu edhe  për  institucionet që kanë ndihmuar në  ruajtje e sigurisë, Me mirënjohje është dekoruar edhe kryetari i komunës  Shaqir Totaj./Rtv ‘’BESA’’/