’Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar të mbështesë ngjarje të tilla të rëndësishme dhe atraktive

Sot, u mbajt gara e parë profesionale e K.Ç. “Probike” në Prizren, si pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ku morën pjesë rreth 60 çiklistë nga Kosova dhe vendet e rajonit, duke e kthyer qytetin në një qendër të sportit dhe adrenalinës. Kujtim Gashi nënkryetar i komunës së Prizrenit i ka hapur këto gara dhe ka pohuar se ‘’Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar të mbështesë ngjarje të tilla të rëndësishme dhe atraktive, të cilat jo vetëm që promovojnë sportin dhe jetën aktive, por edhe ndikojnë në zhvillimin e turizmit dhe imazhit të qytetit.’’.