Kurti ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve nga Vushtrria, të cilët vdiqën në aksidentin pranë Bllacës. “Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre.”, ka shkruar Kurti në Facebook.