Me rastin e 12-të vjetorit të ndarjes nga jeta e veteteranit të UÇK-së Hysen Destani (Mixha) do të bëhen homazhe pran varrit të tijë në varrezat e fshatin Zojz.

Shkruan: Durak THAÇI

Njoftim përkujtimor Me rastin e 12-të vjetorit të ndarjes nga jeta e veprimtarit të qështjes kombëtare veteranit të UÇK-së Hysen Destani (Mixha) do të bëhen homazhe pran varrit të tijë në varrezat e fshatin Zojz. Homazhet do të bëhen ditën e Hënë me datë 16.06.2025 në ora 10:00. Nisja bëhet nga qendra e fshatit Me respekt kryesia e fshatit! Hysen Destani-Mixha tër rinin e tijë i’a ka kushtuar Atdheut. Kur ndahen nga jeta njerëzit qe jetën ia kushtuan atdheut, ndihemi shumë më të rënduar e më të pikëlluar.Hysen Destani (Mixha) ishte udhërrëfyesi dhe frymëzim për të gjithë ne.U ndamë në kohë të hershme me një patriot të madh njeri shembull për gjeneratat e ardhëshme.Isha krenar qe kisha fatin ta njoh nga afër Hysenin që nga vitet e 80-ta vitet më të rënduara për të ardhmën e Kosovës.Jeta dhe vepra jote do të kujtohen përherë atdhetar i lartësuar në kohra. Lavdi jetës dhe veprës së Hysen Destani. Lavdi Dëshmorëve të Kombit./QendraPress/