Më shumë intervale me diell sot, priten edhe riga lokale shiu.

                    Më shumë intervale me diell pritet të kemi ditën e enjte. Orëve të mëngjesit të reshura shiu mund të depërtojnë nga pjesë perëndimore të vendit, derisa orëve të pasdites, me zhvillime të vransirave, riga lokale mund të ketë edhe në pjesë tjera, njofton Prishtina Weather.Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e ato maksimale luhaten rreth vlerave mesatare, ndërmjet 25C e 27C.Periudhë më stabile e motit parashihet nga dita e premtë, ku do të ketë edhe më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 30C e 31C në fundjavë. Përreth viseve malore nuk duhet përjashtuar mundësitë edhe për ndonjë rigë shiu.