Memli Krasniqi nga Brukseli: Dialogu të përfundojë me njohje

0

                          Dialogu duhet të përfundojë me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ka qenë porosia e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës që ka bërë në Bruksel, në një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas një njoftimi nga PDK-ja, Krasniqi e Lajçaku kanë diskutuar për ecurinë e dialogut dhe qëndrimin e PDK-së, karshi këtij procesi. PDK-ja ka thënë se e mbështet dialogun mes dy shteteve, me synimin për përfundim për njohje.“Emisarin Lajçak e falënderova për angazhimin e tij në këtë proces delikat dhe potencova se çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, të mos e cenojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e vendit”, ka deklaruar Krasniqi.Pos takimit me Lajçakun, kreu i PDK-së është takuar edhe me zëvendësdrejtorin për Evropë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, ku është diskutuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit Kosovë-BE në çështjet politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekomandimet e Raportit të progresit.“Kreu i PDK-së ka thënë se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën është synim i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të jetë më proaktiv në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të ndodhë sa më parë”, ka përfunduar njoftimin PDK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *