Një i vdekur dhe 8 raste me koronavirus sot në Kosovë
Një person ka vdekur dhe tetë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë marrë 1098 mostra. Ndërkaq njoftohet se 9 qytetarë janë shëruar duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve 157787. Numri total i rasteve aktive është 320.