Mot i ndryshueshëm, nga e mërkura sërish reshje

                    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. IHK njofton se nga e mërkura, vende-vende parashihen reshje.Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s