Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve

                  Kuvendi i Kosovës, këtë të martë, do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Pika e vetme e rendit të ditës është “Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. Seanca do të nisë nga ora 11:00 dhe është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës.Çmimi i vajit javën e kaluar në Kosovë shënoi ngritje enorme në disa markete, kur një shishe vaj u shit për 3.49 euro Kjo po vlerësohet si rritja më e madhe e çmimeve ndonjëherë në tregun e Kosovës./Reporteri.net