Në Krushë të vogël u rikujtuan 113 martirët presidentja Osmani tha ; Krusha e Vogël nuk është vetëm dhimbje, por simbol i zgjuarjes

Me rastin e 26 vjetorit të martirëve të Krushës së Vogël, sot, bashkërisht u bënë presidentja e vendit; Vjosa Osmani,Kryeministri Albin Kurti,Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, zv kryeministrja Emilia Rexhepi, kryetari i AAK së Ramush Haradinaj,kryetari i Rahovecit Smjal Latifi, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti Deputet të kuvendit, asamblistë , përfaqësuese të shoqatave të dala nga lufta si dhe shumë qytetarë e familje martirësh dhe veteranë, rikujtuan barbarinë më të të madhe të këtij fillim shekulli që bënë forcat Serbe në Krushë të vogël. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i i Krushës së Vogël Shkelzen Hajdari, i cili me këtë rast tha se ne ende po përballemi me të pagjeturit tanë dhe ende i kemi varret e hapura dhe zemrat tona bashkëjetojnë me ata. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël, fillimisht bëri nderim tek lapidari dhe pastaj tha se një fshat i tërë u kthye në një varrezë, “Një ditë kur edhe heshtja kumbon më shumë se fjalët. Më 1999 ndodhi një nga mizoritë gjenocidale të Serbisë. Për dy ditë u masakruan 113 martirë. Një fshat i tërë u kthye në një varrezë dhe forcat serbe nuk u ndalën vetëm me vrasje, por edhe i dogjën trupat. Serbia dëshmoi edhe një herë përpjekjen për ta fshirë popullin e Kosovës nga faqja e dheut. Krusha e Vogël nuk është vetëm dhimbje, por simbol i zgjuarjes dhe ku i shohim këta fëmijë, shumica prej tyre janë rritur pa prindër. Krusha e Vogël nuk është vend i kujtesës, por edhe vend i së ardhmes sonë, jo për t’u hakmarrë, por për të mos u përsëritur më”, tha presidentja Kryeministri Albin Kurti me këtë rast tha se erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend, që është një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë, meqenëse këtu para 24 vjetëve forcat policore e ushtarake të Serbisë, rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo vetëm gjithë burrat po edhe fëmijë dhe kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre “patkoi”, që e kishte gjenocidin për kryefjalë të projektit serbomadh. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili tha se duhet të rikujtohen këto data dhe 113 martirë sa është dhembje është edhe krernari dhe duhet pa se çka mund të bëhet për te ardhmen e përbashkët këta tha kryetari Totaj . Pas kësaj pati një recital kushtuar këtyre martirëve derisa u bënë homazhe nga gjithë të pranishmit /QendraPress/