Nën dritën e hënës
—————————
Shijojeni jetën, miqtë e mijë,
nën dritën e hënës,
në kohët me stuhi.
Kërkoni të mirat e kësaj bote,
mos mbani në zemër zili.
Shijojeni jetën në dallgët e trazuara,
kërceni, këndoni, ju të bekuar!
Udhëtoni në udhët që ka bota,
dashuroni në njerëzit që mbanë toka.
Në qiell të shkoni mos harroni:
mbi retë që lëvizin e zhduken,
lexoni, shkruani ndonjë varg të bukur.
Frymëzimin kërkoni dhe ndajeni,
me dashuri botën ta mbani.
/QendraPress/