Një kujtim nga Hysen Destani-Mixha ‘’Qazo, pa vesh çizmet. e me marr manzeren, zor që po ja dalim…’’

Shkruan;Qazim THAÇI
Veprimtaria jonë e palodhshme dhe këmbëngulëse nga vitet 1989, në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore,që atë botë ishte streha jonë, dega e LDK-së në Prizren,ishte një luftë shumë titanike. Hysen Destani,Durak, Thaçi,Muharrem Grulaj nga Zojzi, bashkë me Nait Hasanin,Hazër Shalën…. Randobravë,Zenel Elshani,Agim Bytyçi,Sahit Ukaj,Ibrahim Elshani… Piranë,Sokol Limani,Shefqet Shehu,Nexhat Shehu..Krushë e vogël,Qemajl Krasniqi,Haxhi Krasniqi,Nexhat Elshani..Medvec. Në Sërbicë; Ramadan Gashi,Salajdin Gashi, Ramadan Shala,Maliq Thaçi,në Landovicë ; Skender Morina,Osman Çerreti,Mehemet Kalimashi. ishin të përkushtuar që bashkërisht me përfaqësimin tim nga Dega të punonim në shumë sektor duke filluar nga ai i shëndetësisë, arsimit, vetëmbrojtjes takoheshim çdo të diel dhe përkushtimi ishte shumë dimensional. Në një festë që Hysen Destani e kishte organizuar me rastin e shënimit të 28 Nëntorit e ku i kishte ftuar edhe bashkëveprimtar nga Drenica na ftoi edhe mu si veprimtar terreni, Salajdin Brahën dhe Skender Berisha. Pas këngëve atdhetare dhe debateve të shumta me ndau veq e më tha ’Qazo, pa vesh çizmet. e me marr manzeren, zor që po ja dalim…’’ unë i buzëqeshur i thash edhe asaj i vje dita. Dikund nga dhjetori i viti 1998 e pash në Kolubare dhe i thash Cen, erdhi kjo ditë, buzëqeshi dhe e hoq kapelën e filloi të qesh.. Hysen Destani ishte herët i përcaktuar drejt dhe mbi të gjitha e donte lirinë e Kosovës dhe një jetë i ishte përkushtuar lirisë dhe Atdheut.
.Hysen Destani (Mixha) ishte udhërrëfyesi dhe frymëzim për të gjithë sepse ai nuk ngutej kurr dhe mundohen ti analizonte të gjitha situatat. Në luftë u tregua një luftëtarë i paepur dhe trim i pa shoq. Pas lufta erdhi ashtu me shumë angazhime e me dashuri për ndërtimin e e institucioneve Ceni edhe këtu u tregua aktiv, por sëmundja e ndau herët dhe nga Përdrinia na iku një patriot i madh, njeri shembull për gjeneratat e ardhshme duhet të shërbejë si model se duhet dashur atdheun.
P.S./Kërkojë ndjesë që skam përmendur edhe disa dhjetëra veprimtar nga Përdrinia , por që secilin do të veçojmë në librin që presim në fund të këtij viti ta botojmë./QendraPress/