O Çun Lajçi, merr lahutën e na kthe në shqiptari-Shkruan;Mërgim Hasi

0

O Çun Lajçi e di se je  duke u shëruar, por në  urojmë të shërohesh sa më parë e të marrës  atë lahutë e të na këndosh  një këngë burrash e të na kthesh në shqiptari, Mos të merremi me ata që  se deshën e se duan shqiptarinë. E di se je dëshpëruar me marshin solidarizues për Palestinën na kosovarët. E di se  ju në kupë qielli e keni qu zanin tuaj atdhetar  se Palestina Kosovës i thotë Serbi. E di se  po ua kujtoni shqiptarëve  se Arafati ia puthte buzët Titos. Po ti marrë vargjet tua  e ta kujtojë kombit –‘’Unë u dehidrova nga pankartat e djelmoshave tue përkrah Palestinën që Kosovës m’i thotë Serbi, e këta kacavjerrën n’mjekrrat qime mini e dalin n’protestë, tue harrua se Arafati Titos ia puthte buzët!Ata e duen Serbinë. St. Savën e duen ma shumë se Muhamedin!Kur i pashë tue u përqyrrë (qysh tha Kimetja) e shtina doren n’brez, po veç Albinit s’pata çka me nxjerrë. Atij i thash rri mos e prish gjumin, se mehesape vakcina t’ka ra n’krye e kurgja ma s’po sheh, e mbasi edhe goja t’asht marrë, s’po qes allti por po e ndrroj mbiemnin.Për ty isha Lajçi deri sot, veç për kacamitë tu që s’dinë ku hanë e ku pjerdhin, kurrë ma!Për Ty e kastravecat tu t’verdhë, deri n’vdekje do t’jem Çuni i Nik Drelit.Po, unë jam Çun Dreli, ai Lajçi që t’votoi dy herë, e ti hala nuk zbrite n’tokë, e unë plak me u ngjitë të ti, atje të retë n’qiell!Tash, n’disha, edhe ne fb do ta shkruej Çun Dreli!Thmi e parti e mjekrra cjapi me flamuj t’huej, tybe n’durohen o kryeminstër’’. Ti morra këto rreshta e më të dëshiruar shërim sa më të shpejtë e me të lutë merre lahutën   e këndoje  një këngë  të Zhuj Selmanit  e me na kthy në shqiptari o Çun Lajçi…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *