Osmani: Kulla e Ilaz Kodrës është simbol i qëndresës për liri e pavarësi

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi të premten Kullën e Ilaz Kodrës, për të cilën tha se është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësi, njofton Insajderi.Ajo gjatë kësaj vizite bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi se Kodra duke mbrojtur civilët e martirët dëshmoi se sa i lartë është çmimi i lirisë.“Rezistencën për liri, por mbi të gjitha u bënë mburojë e popullatës civile. Pikërisht kështu Ilaz Kodra duke i mbrojtur të pambrojturit, duke mbrojtur civilët e martirët. Ai e dëshmoi edhe gjatë rënies së tij, por edhe me veprën dhe shembullin se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, jemi krenar me veprën e tij me shembullin që dha sakrifica e tij nuk do të harrohet kjo kullë është simbol i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësinë e vendit tonë”, deklaroi Osmani.Ndërsa, kryetari Jashari, Kodrën e ka përshkruar si njeri që fliste pak, por punonte shumë.“Ne bashkërisht bëmë nderime pranë bustit të Ilaz Kodrës, njërit prej organizatorëve të celulës së parë të Adem Jasharit në vitet e 90-ta. Ai ishte një kryevepër, fjalë pak, por shumë punë”, potencoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *