Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, krim makabër e çnjerëzor 

                                  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, duke e quajtur këtë krim makabër e çnjerëzor.Osmani ka thënë se sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë. Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës”, ka shkruar Osmani.Sipas Osmanit, përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.“Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!”, ka shkruar Presidentja.