Pandemia në Kosovë- Biznese të falimentuara,ekonomi familjare të fundosura, vende të humbura të punës, gjendje shëndetësore jo stabile
Prof.Amantina- Pervizaj Kelmendi, pohon për kohën e karantimit, sa sa e ka dëmtuar shëndetin mental të qytetarëve dhe buxhetin familjar?
“Ne po e përjetojmë shtrëngatën e njejtë, por jo të gjithë jemi në të njejtën barkë.
Diversiteti i eksperiencave të njerëzve varësisht nga statusi I tyre social, konsiderohet se do të rezultoj dhe në diversitet të pasojave pas izolimit.
Pabarazia sociale dhe ekonomike që para-pandemike, ka shkaktuar shumë stres, panikë dhe ankth në grupe të caktuara të shoqërisë.Fenomene këto që implikojnë disa sfera të zhvillimit pas pandemic në secilin shtet . Kosova, me theks të veçantë ,duhet pasur parasysh që I prijmë listave për varfëri financiare,nivel të ulët social e shifra të larta të viktimave pandemike së fundmi,e të gjitha këto kurorzojnë të keqen e madhe që do vazhdojë të atakoj aspektin e gjerë ekonomik si dhe gjendjen e rënduar financiare.Poashtu,sigurisht se do të kemi raste alarmante të reflektimit të këtij ngërqi në shëndetin mendor të qytetarëve, kryesisht të shtresave më të ndjeshme të popullsisë.
Biznese të falimentuara,ekonomi familjare të fundosura, vende të humbura të punës, gjendje shëndetësore jo stabile dhe e dëmtuar thellë në rastet kronike,një gjendje arsimore për të ardhur keq,kjo është zymtësia që na kaploi masivisht me disa përjashtime të vogla.
Secili grup I shoqërisë është duke kaluar në fazë të njejtë, por me eksperienca të ndryshme,dhe rreziku nga çrregullimi I stresit post -traumatik,depresioni,insomnia(pagjumësia), çrregullimi obsesiv i detyrueshëm, janë kryesisht çrregullimet që po prijnë në listat e hulumtimeve shkencore të këtij niveli. Përfundimisht edhe pse virusi nuk po atakon trurin në mënyrë direkte ,është pikërisht truri që do pësoj më së shumti në tërë këtë situatë.Pra,vetëm pse nuk kemi vdekur nuk do të thotë se jeta jonë nuk pësoi ndryshimin drastik.
Ne ‘mbijetuam ndoshta’ por efektet sociale,psiko-sociale,mendore dhe shëndetësore,shtojmë këtu dhe kapitullimin ekonomik do të jenë pasojat që do na karakterizojnë tutje si gjeneratë./qendrapress.com/