Shkruan : Mimoza Deliaj ‐Cerani

Të flas sonte për nënën s’besoj se a do të dal hakesh ty moj nënë ty qe i madhi Allah të lartesoj e të bëri madheshtore . Tani , po më vijnë në mendje, kujtime nga me te bukurat, kujtime për të cilat më merr malli! Nënë,unë u rrita, dal ngadal po i shoh qe po i shtohen rrudhat fytyrës sime, për ty do të mbetem përherë bija yte e vogël ,dhe sahëre të më marrë malli ,do të qëndroj aty afer nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua. Tani , po më vijnë në mendje, kujtime ,nënë se si na shkollove të gjithë fëmijet me mund e sakrificë dhe na mesove të jemi të barabart. Tani ,po mendoi se si ishe aq e fort e guximtare aq e butè e dashur, tash e kuptova se sa veshtirë e pate të na rritesh e të na edukosh pa babain , por sakrifica e mundi yt pa dyshim u shperblyen. Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për dashuri,dhembshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mbjellë në zemrën tënde! Oh nënë e shoh se jam shumë e paaftë të them atë që ti meriton. Sonte fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *