Përkujtohet 24 vjetori i rënies së heroi të kombit Ismajl Kryeziu

Me rastin e rënies së 24 vjetorit të komandant Shpendit Ismail Kryeziu sot ,OVL e UÇK- së në Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-se rikujtuan 24 vjetorin e rënies së këtij dëshmori , Fillimisht në ora 10 u benë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ne Landovicë dhe ne ora 10.30. u vendosen buqeta lulesh pranë shtatores se Heroit Ismail Kryeziu që gjendet në Arbanë. Puna dhe vepra e heroit Ismail Kryeziu ishte një nga veprat e dalluara në luftë, sepse emri i Ismail Kryeziut ishte një emblemë e luftës dhe një emblemë e atdhedashurisë, Lidhur me këtë sot Zafir Berisha ish komandant i UÇK-së derisa bëri homazhe në varreza të dëshmorëve rikujtoi madhështinë e këtij dëshmori. Kurse bashkëpunëtori më i ngushtë në luftë i Ismailit ishte edhe Bashkim Gashi i cili tha se tashmë është koha që shtëpia e dëshmorit Ismail Kryeziu të shëndrohet në një shtëpi muze , ku do të mësonin brezat e rinj për lavdinë e kësaj lufte. Buqeta lulesh u vendosen edhe tek lapidari në Arbanë e ku nënëlokja e këtij heroi me lot në sy e rikujton të birin i cili tashmë i ngritur në bronz mat lirinë e Kosovës/www.qendrapress.com/