Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

                                      Dy persona janë plagosur sot  rreth orës 16:00 në Podujevë, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast.“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci./Gazeta Blic/