Vonesa e Qeverisë me Trustin, ky është veprimi i grupit që inicioi peticionin 

                              Qeveria ende nuk është deklaruar për çështjen e Trustit, për të cilën opozita dhe qytetarët po presin që të vije për votim në Kuvend, raporton Gazeta Blic.E grupi që inicioi peticionin për Trustin tashmë po mobilizohet për të nisur protestat, për vonesat që po bëhen për këtë Projektligj. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic iniciuesi i këtij peticioni, Adnan Jashari.Ai ka bërë të ditur se këtë të enjte do të takohen aktivistë në ora 10:00 përballë Qeverisë, për të diskutuar për organizimin e protestës. Jashari ka thënë se javën e ardhshme do ta caktojnë datën e protestës. Ndryshe, ka kaluar afati 30 ditor i Qeverisë për të dhënë një opinion për të./Gazeta Blic/