Pra pak rëndësi ka vetëizolimi i njerezëve tanë që kthehen nga Shqipëria, e rëndësishme është çasja mbrenda Kosovës

0

Selim Krasniqi, gjeneral i luftës, se a duhet pasur vetëizolim për të gjithë vizitorët, që kthehen nga Shqipëria? Pohon-“ Nuk mendoë që është e drejtë, që vizitorët që kthehen nga Shqipëria, të futen në vetëizolim!

   Kjo është me të vërtete një çasje e gabuar! Për mua e me aq sa kam vërejtur, gabimi kryesor po bëhen në teste! Testet të cilat po bëhen , bëhen tek personat të cilët janë në gjendje të rëndë, ndërsa mendoj se testet duhet të bëhen edhe tek personat të cilët kanë simptoma të vogla, në mënyrë që të minimizohet mundësia e infektimit!

     Pra pak rëndësi ka vetëizolimi i njerezëve tanë që kthehen nga Shqipëria, e rëndësishme është çasja mbrenda Kosovës dhe natyrisht mënyra se si bëhen testimet dhe gjurmimi i kontakteve. Vetëizolimi vetëm do të ndikonte vetëm të ulej turizmi ne Shqiperi dhe orientimi i njerëzëve tanë në drejtime të tjera dhe në këte mënyrë edhe ndikimi në ekonomin Shqiptare e sidomos në turizëm!

    Megjithëate, dua të besoj që institucionet përkatëse, para çdo vendimi bëjnë analiza dhe këto analiza i bëjnë bazuar në fakte! Dua të besojë që profesionistët do fillojnë të punojnë me seriozisht dhe ti lënë reklamat dhe paraqitjet televizive sa për afirmimin e tyre dhe të mendojne për shendetin dhe mirëqenien e qytetarëve tane./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *