Pse  e dua Przrenin?-Tregon kryetari i këtij qyteti Shaqir TOTAJ

                        Secili nga ne kultivon një besim, ruan një kujtim dhe ndan një histori me qytetin, me lagjen apo shtëpinë ku jeton. Por mendimet e ndryshme nuk na pengojnë ta duam qytetin tonë të bukur, Prizrenin .Prandaj bëhuni gati për ta nisur një udhëtim nëpër kohë teksa e nisim fushatën e promovimit të Trashëgimisë Kulturore të qytetit!

                      Qyteti ynë është i zhytur në histori, art dhe tradita që kanë formësuar atë që jemi sot. Bashkohuni me ne për ta promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe potencialin e tanishëm të zhvillimit të një qyteti që bashkëjeton me të kaluarën dhe të ardhmen! E du Prizrenin është slogani i kësaj fushate që si qëllim ka promovimin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve dhe që mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP).. Së bashku, ta promovojmë trashëgiminë që e bën qytetin tonë kaq të jashtëzakonshëm./www.qendrapress.com/