Ramush Haradinaj takon sot Rrahman Jasharajn

                                   Gjatë ditës së sotme Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.Ky takim është paraparë të zhvillohet tek Zyrat e SBAShK-ut.Takimi pritet të nis nga ora 12:00, ndërsa pas takimit pritet të ketë një deklaratë për media.Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka deklaruar se viti i ri shkollor do të fillojë me vështirësi. Jasharaj thotë se fajtori kryesor që 1 shtatori dhe procesi mësimorë po fillon më vështirësi është Ministrja e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Po ashtu Jasharaj ka kërkuar nga ministrja Nagavci që të dal me qëndrim dhe zgjidhje për rreth 400 punonjës të arsimit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.