Shpend Ahmeti kërkon nga Qeveria të porosisë menjëherë vaksinat anti-COVID

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të porosisë menjëherë dhe ta bëj gati planin e distribuimit për vaksinat anti-Covid.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin, punëtorët shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë. Porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjërmania fillon em 15 dhjetor e Britania e madhe ndoshta eshe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete.

Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike.

Të tjerët mund të presim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *