Sot, në Shtëpinë e Bardhë, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Prizrenit, respektivisht, Kryetarit Shaqir Totaj dhe  ASB-së

                       Sot, në Shtëpinë e Bardhë, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Prizrenit, respektivisht, Kryetarit Shaqir Totaj dhe Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB).

Qëllimi i Projektit është t’i mbështesë dhjetë familje në nevojë të Komunës së Prizrenit për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare, pastaj, Shkollën Speciale ‘’Lef Nosi’’ duke ndërtuar ashensorin, gjë që është element i jashtëzakonshëm i këtij projekti, që do ta lehtësoj qasjen e të gjithëve në objektin shkollor e për të cilin është planifikuar buxheti rreth 33,000.00 EUR si dhe do ta mbështesë OJQ Syndrome Down Prizren me këndin e lodrave që do t’i zgjerojë mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, sidomos për fëmijët. Pra, në Komunën e Prizrenit do të përfitojnë dhjetë familje nga regjistri i asistencës sociale, në vlerë mesatare prej 2,500 EUR për secilën familje.

Projekti është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB). Ky projekt do të implementohet me bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit, vlera totale e të cilit do të jetë rreth 58,000.00 EUR.  Projekti do t’i përkrahë në mënyrë shumë-dimensionale socio-ekonomike familjet në nevojë në Komunën të Prizrenit.

Projekti fillon këtë muaj dhe do të zgjasë deri më 31 Dhjetor 2022.