Totaj konfirmon përkrahjen për Kryqin e Kuq në Kosovë

                                     Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, sekretarin e Përgjithshëm, Agron Humolli, shefin e misionit të KNKK-së në Prishtinë, Agim Gashi dhe koordinatoren e bashkëpunimit në KNKK, Fikrie Bexheti.Me këtë rast, u diskutua për aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.  Kryetari Totaj ka theksuar se Komuna e Prizrenit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në këtë komunë.“Misioni dhe veprimtaria e Kryqit të Kuq në Kosovë, në të gjitha etapat e historisë sonë, ka qenë sa fisnike, aq edhe informuese e vetëdijesuese për qytetarët”, ka thënë Totaj.