Totaj: Lidhja e Prizrenit e ngriti përgjithmonë vetëdijen kombëtare shqiptare

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se ajo ngjarje e ka ngritur përgjithmonë vetëdijen kombëtare shqiptare.“Sot është festë e madhe për gjithë shqiptarët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ngjarje e madhe për popullin tonë. Lidhja ka qenë dhe mbetet frymëzim për atdhetarët, historianët, clirimtarët, patriotët e politikanët shqiptarë anekënd botës dhe në të gjitha kohërat”, ka thënë ai.“Në shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë vend ku jemi sot, 144 vjet më parë u mblodhën 110 delegatë shqiptarë nga katër vilajete, të veshur secili në petkun e larmishëm të krahinës së vet dhe të gjithë me një qëllim të vetëm – t’i bashkojmë trojet shqiptare me çdo kusht dhe me çdo çmim”.Totaj tha se qëllimi i kësaj nisme nga shqiptarët u arrit, ndonëse një gjë e tillë nuk ishte e lehtë.“Të udhëhequr nga diplomacia e guximi ushtarak I burrave dhe grave shqiptare, të urtë ,të mençur e sy patrembur, Lidhja e Prizrenit edhe pse jo lehtë, megjithatë ia arriti qëllimit“Lidhja ishte pikënisja kryesore e ngritjes së vetëdijes kombëtare shqiptare përgjithmonë, dhe e tillë do të mbetet”.